Maqedonia e Veriut ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterët e saj luftarakë MI-24, teksa lajmin e dha Ministrja e Mbrojtjes, Sllavajnka Petrovska. Në një deklaratë për mediat në Shkup, kjo e fundit sqaroi se vendimi erdhi me kërkesë të autoriteteve ukrainase, por edhe me konfirmimn e specialistëve se ky dhurim nuk do të dëmtojë fuqinë mbrojtëse të vendit.