Mijëra banorë të mërkurën filluan evakuimin në zonat bregdetare të Floridës ndërsa shteti amerikan po përgatitet për uraganin Helene, i cili parashikohet të dalë në breg si një stuhi e fuqishme, potencialisht vdekjeprurëse. Helene u forcua në Gjirin e Meksikës dhe "pritet të sjellë stuhi kërcënuese për jetën, erëra të forta dhe shira përmbytjeje në një pjesë të madhe të Floridës por dhe shteteve të tjera", specifikoi Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami.