Ajo është e njohur për dashurinë e saj për Halloween, idetë eekstravagante dhe shpesh të ndërlikuara të kostumeve. Bëhet fjalë për Heidi Klum, 49 vjeçaren, e cila nuk zhgënjeu as këtë vit, duke e bërë veten të panjohur pasi veshi një kostum rrëqethës krimbash të kuq për festën e saj vjetore të Halloweenit në New York. Pamjet spektakolare të supermodeles gjermane patën një konkurrencë të fortë këtë vit, pasi vajza e saj 18-vjeçare Leni Klum mori pjesë në ngjarje, duke i befasuar të gjithë me paraqitjen, e veshur si një ‘Catwoman’.