Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit kujtoi një nga personalitetet më të spikatur të artit shqiptar, kompozitorin dhe dirigjentin Haxhi Dalipi. Në sallën e tejmbushur të Teatrit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Bajram Begaj, u zhvillua koncerti i titulluar “Haxhi Dalipi - Shpirtin modern i Labërisë” në nder të 80-vjetorit të lindjes të kompozitorit. Dalipi, një nga figurat më të ndritura të kulturës sonë ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”