Një operacion i policisë ka zbuluar trafikun e drogës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dreit Shqipërisë. Në kuadër të operacionit të kuoduar "California" u arrestuan shtetasit Jurgest Luzi dhe Skënder Vata, të dy banues në Kamëz. Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.