Përfshirja e shqiptarëve në trafikun e drogës apo si bashkëpunëtorë të kësaj veprimtarie kriminale jashtë kufirit të vendit, sa vjen e zgjerohet edhe më shumë. Dy shqiptatë të tjerë u arrestuan nga autoritetet greke, pasi në bashkëpunimin me një shtetas grek tentuan trafikimin e një sasi lëndë narkotike. Policia greke konstatoi dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë dhe pasi i ndaloi ato për kontroll, në automjetin që drejtohej nga 68 vjecari grek gjeti 49 kilogramë marijuanë.