Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin që gjykata e Apelit në Tiranë do të ketë 78 gjyqtarë në strukturë. Apeli parashikohet ta nisë punën në shkurt të vitit 2023. Dosjet që janë nën gjykim në gjykata e Apelit që do të shkrihen në 31 janar nuk do të hidhen në short, por do të vazhdojnë me të njëjtët gjyqtarë që i kanë nën gjykim.