Duka dhe dukesha e Sussex nuk do të kthehen si pjesëtarë të familjes mbretërore dhe kjo është konfirmuar nga pallati i Buckinghamit. Mbretëresha konfirmoi se cifti nuk do të vijojë me përgjegjësitë dhe detyrat që i jep jeta në shërbim të publikut. Një deklaratë nga pallati shtonte se princi Harry dhe Meghan mbeten sidoqoftë pjesëtarë shumë të dashur të familjes.