Pas publikimit të serialit “Harry dhe Meghan” në Netflix, Princ Harry ka shkruar edhe një libër autobiografik ku akuzon Princin William për sulm fizik. Sipas gazetës britanike The Guardian, i cili tregon se ka parë disa kujtime, madje sipas raportimeve në libër thuhet se ka pasur një debat mes çiftit për gruan e Princ Harryt, Meghan. Harry rrëfen në libër se i vëllai e kishte kapur nga fyti dhe e kishte rrëzuar në dysheme. Libri me kujtimet e Princ Harryt në familjen mbretërore nuk është publikuar ende, por The Guardian ka mundur të sigurojë në avancë një kopje të tij.