Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndalë “mashtrimin” në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ish-kryeministri Haradinaj kërkoi edhe sqarime nga kreu i ekzekutivit për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.