Me Italinë dhe Spanjën, vende veçanërisht të goditura nga koronavirusi dhe ku janë ende në fuqi një sërë kufizimesh, duhet të vazhdojmë bisedimet”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas videokonferencës me 10 vende që përfaqësojnë destinacionet kryesore të gjermanëve për pushimet e verës. “Gjermania, nuk është në favor të marrëveshjeve dy palëshe”, tha ai, por kërkon një proces të koordinuar dhe transparent në BE.