Në vigjilje të festave të fundvitit, u hap këtë të enjte, për të gjashtin vit radhazi , tregu tradicional i gjelave të detit në Baldushk. Këtë vit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në treg do të shiten 45 mijë shpendë të zones dhe ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës e jo vetëm, që ta blejnë gjelin aty dhe të kontribuojnë për ekonominë lokale.