Nga data 25 tetor deri në 10 nëntor do të hapet dogana në Qafë Botë, ku do të lejohet kalimi i punonjësve sezonalë shqiptarë drejt Greqisë. Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi. Lajmi është bërë i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka. Po nepermjet ketij njoftimi behet e ditur se se edhe testi për COVID-19 do të realizohet falas për punëtorët në doganë.