Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se mbrojtja e qytetit të rrënuar të Avdiivka-s është thelbësore për planet e luftës së Kievit, me humbje të mëdha nga rusia që me gjasë do të sfidojnë pozicionin e moskës në konfliktin më të gjerë. Shefi i stafit të zelenskit ndërkohë, pranoi për të parën herë se forcat e ukrainës në rajonin e Khersonit, kishin shkelur në bregun lindor të lumit Dnipro, me gjasë, duke hapur një linjë të re sulmesh drejt krimesë.