Egjipti po përballet me një krizë ekonomike të thellë, aq sa miliona banorë mezi po sigurojnë ushqimin për familjet e tyre. Situata është aq problematike sa autoritetet kanë nisur shpërndarjen e mesazheve për donacione, kursim, por edhe çfarë të gatuhet. Këshilla e fundit ishte ngrënia e këmbëve të pulës, një pjesë e pasur me proteina, por që zakonisht hidhet si mbetje për qentë e macet.