Numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri mohoi akuzat e deputetit Flamur Noka për shit blerje votash në Elbasan nga ana e Partisë Socialiste. Gjatë takimit elektoral me banorët e lagjes “5 maji”, Gjiknuri u shpreh se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi ka premtime boshe dhe sipas tij në vazhdën e kësaj, vijnë edhe haludimet për blerje votash. Gjiknuri: I shoqëruar nga kryetarët e bashkive të Elbasanit e Cërrikut, Gledian Llatja e Andis Salla, Gjiknuri u takua edhe me sportistët nga të dy qytetet, të cilët kanë ngritur lart flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare.