Katërmbëdhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në Rripin e Gazës gjatë fundjavës, tha ushtria izraelite të dielën. Ditët e fundit kanë qenë disa prej ditëve kur janë zhvilluar betejat më të përgjakshme që kur Izraeli nisi ofensivën ushtarake, dhe janë sinjal se Hamasi ende po reziston pavarësisht javësh të luftime brutale.