Grupi militant palestinez Hamas liroi këtë të shtunë dy pengje të tjetë të kapiur në sulmin e 7 tetorit 023 në Izrael. Ofer Kalderon dhe Yarden Bibas u lanë të lirë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit. Ushtria izraelite tha se ata kaluan në territorin e Izraelit të shoqëruar nga forcat e armatosura. Yarden Bibas është babai i foshnjës Kfir, vetëm nëntë muajsh kur u rrëmbye, dhe Ariel, i cili ishte katër vjeç në kohën e sulmit ndërkufitar. Nuk ka ende asnjë fjalë për fatin e Kfirit dhe Arielit, apo për nënën e tyre Shiri, e cila u mor peng në të njëjtën kohë. Hamasi tha në fund të vitit 2023 se ata ishin vrarë nga bombardimet izraelite, në muajt e parë të luftës në Gaza.