Është sulmuar gjatë natës kisha në të cilën shërbente prifti që ka abuzuar seksualisht prej 4 vitesh me një të mitur shqiptare. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe besohet se është vepër e organizatave majtiste. Në muret dhe portën e kishës u hodh bojë dhe u shkruan parrulla kundër dhunimit të grave.