Kabineti i sigurisë i Izraelit ka autorizuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes që të vendosin se kur dhe si të hakmerren për një sulm vdekjeprurës me raketa që Izraeli dhe SHBA thonë se u krye nga grupi militant shiit libanez Hezbollah. Ministrat u takuan në një mbledhje urgjente pas sulmit në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli të shtunën në mbrëmje, ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë nga komuniteti Druze. Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë.