Ish-drejtori i i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili është marrë zyrtarisht nën hetim për dosjen e ndërhyrjes dhe hakerimit në sistemet e brendshme kompjuterike të SPAK. Ende nuk dihet për cilën vepër penale po hetohet Ismailaj i cili këtë të enjte u rikthye për herë të tretë pranë organit hetues me thirrje të prokurorit Bledar Maksuti për ta marrë në pyetje dhe komunikuar statusin e personit nën hetim.