Qeveria u kërkoi institucioneve shtetërore të kursejnë 15 për qind të energjisë elektrike krahasuar me vitin e kaluar. Detajet i ndau zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit qeveritar. Strasburgu e cilësoi të padrejtë shkarkimin e magjistratit Besnik Cani nga detyra, por sipas numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, vendimi i gjykatës europiane nuk influencon dot vettingun. Teksa, muxhahedinët e strehuar në Manzë përmenden në çdo postim të hakerave iranianë, Balluku u shpreh se vëmendja ndaj opozitës iraniane është shtuar.