Hakerat iranianë të njohur si ‘Homeland justice’ kanë vjedhur dhe publikuar edhe te dhënat konfidenciale të ish- drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano. Pas sulmit kibernetik në shërbimet publike online, dhe më pas edhe ndaj sistemit TIMS, hakerat iraninë kanë bere publike kartën e identitetit, certifikatën familjare, patentën dhe dokumentacionin e plotë të udhëtimetve të kryera te Gledis Nanos. Në të dhënat e hakerave, rezulton një udhëtim i ish drejtorit të policisë, drejt Dubait, në 13 mars të këtij viti.