Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës së të dielës në lagjen ‘8 Shkurti’ në Fier. Një 40-vjeçar, gjatë një tentative për të vjedhur, ka humbur jetën pasi gjysma e trupit i ka ngecur në dritare. Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij. Ai tregon se fqinji që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. I riu, është dërguar në morgun e Fierit ndërsa priten të gjitha procedurat për të zbardhur detajet nga ngjarja.