Partia e Lirisë ka depozituar në prokurorinë e Tiranës një kallëzim, ku denoncon ndërhyrjen me forcë dhe grabitjen në zyrat e saj të një harddisku me materiale. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës të enjten e 28 marsit dhe ai është firmosur nga kreu i partisë, Ilir Meta. Në kallëzim thuhet se grabitja ka ndodhur 22 ditë më parë, më 6 mars. Autorët, siç thuhet në shkresën e dorëzuar nga Partia e Lirisë kanë zëvendësuar harddiskun e kamerave të sigurisë.