Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, I akuzuar për vjedhje dhe tentativë përdhunimi. Shqiptari, emri I të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua në Selanik, pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dëmtim të rrezikshëm trupor ndaj një 19-vjeçareje greke, që tashmë ndodhet në spital.