Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ka përjashtuar disa prova të paraqitura ndaj Rexhep Selimit, duke shënuar kështu një hap para në mbrotjen e ish-komandantëve. Sipas trupit gjykues pranueshmëria e këtyre provave do të mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve. Në hapjen e seancës gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka bërë të ditur se të hënën do të nisë dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) i cili mban Ë02652.