Motra e Kim Jong-un ka bërë një deklaratë surprizuese ku thotë se Korea e Veriut është gati për rifillim të bisedimeve me Korenë e Jugut. Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae -in u bëri thirrje dy Koreve dhe aleatëve të tyre SHBA që mbështesin Jugun dhe Kinës që është partneri më i madh ekonomik i Veriut të deklarojnë një përfundim zyrtar të konfliktit pasi nëse kjo gjë do të ndodhe më në fund do të niste një periudhe e re paqeje në gadishull.