Kreu I Organizatës së Kmbeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se është thellësisht i shqetësuar për situatën e tmerrshme në Rripin e Gazës dhe për humbjet e vazhdueshme të jetëve të civilëve palestinezë. Nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të tij për shtyp, Guterres kërkoi një armëpushim humanitar në mënyrë urgjente, teksa nuk i kurseu as kritikat për veprimet e ushtrisë izraelite në enklavën palestineze.