Deputetët në Gjeorgji janë rrahur me grushte e shqelma për shkak të kundërshtime për një ligj të propozuar nga partia në pushtet, për të cilin opozita thotë se e shndërron vendin në shtet autoritar. Rrahja masive mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit ka nisur në mbledhjen e komisionit për ligjin në lidhje me agjentët e huaj.