Derbi i kryeqytetit në basketbollin e femrave, mes Tiranës dhe Partizanit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës regjistroi episode me pak lidhje me sportin. Një sherr masiv shpërtheu në fushë, ku protagonist janë përfshirë lojtaret e të dyja skuadrave. Amerikania Bannister e Partizanit goditi e para me grusht Dishnicën, e cila gjithashtu kundërpërgjigjet me grushte.