Analisti Frrok Çupi ka folur për Presidentin Ilir Meta dhe mundësitë për të përgatitur një grusht shteti pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse fitoren e merr sërish Partia Socialiste. Në një intervistë për Top Talk, Çupi e cilësoi Metën si një president me vese politike shkatërrimtare dhe qeverisjen e vendit do ta shkatërrojë pikërisht me grushtin e shtetit. Ai theksoi se Meta nuk do të pranojë mandatimin e Ramës si kryeministër dhe sipas tij, këto sinjale vijnë nga familja presidenciale dhe politika opozitare.