Top News – Grupi Wagner nuk ekziston më! / Pentagoni i bindur: Vrasja e Prigozhin e ‘fshiu’ atë
01/09/2023 15:51

Pentagoni tha se grupi i mercenarëve rusë, Ëagner, tani në thelb nuk ekziston më pasi themeluesi i tij, Jevgeni Prigozhin, humbi jetën në një aksident ajror, javën e shkuar. "Unë mendoj se Grupi Ëagner nuk ekziston më," tha zëdhënësi i Pentagonit Gjeneral brigade Patrick Ryder gjatë një konference për shtyp kur u pyet nëse ai beson se marrëveshja e armëve mes Vagner dhe Koresë së Veriut ka përfunduar. "Unë mendoj se është mjaft e sigurt të thuhet se nuk po zhvillohen shumë negociata mes tyre," tha ai për gazetarët. "Por përsëri, problemi më i madh këtu është qeveria ruse, për të cilën Vagner punonte, në mbështetje të operacioneve në Ukrainë." Në një moment, tha ai, Grupi Vagner ishte forca luftarake më e fuqishme që Rusia kishte në Ukrainë, por tani ata janë zhdukur nga fushëbeteja ndërkohë që nuk pritet të kenë më peshën e mëparshme për sa i takon aftësisë ushtarake. Javën e kaluar, një avion Embraer-135 u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver të Rusisë, ndërsa fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, duke vrarë të 10 personat në bord, përfshirë Prigozhin. Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror më vonë publikoi një listë me emra, e cila përfshinte edhe emrin e bashkëthemeluesit të grupit Vagner, Dmitry Utkin, dhe të punonjësve të tjerë të Vagnerit. Komiteti Hetimor i Rusisë tha të dielën se kishte përfunduar identifikimin gjenetik të personave që humbën jetën në aksident, përfshirë atë të Prigozhin.

Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
DIGITALB DIGITALB