Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës kanë finalizuar operacionin e përbashkët policor më qëllim parandalimin e trafikut te armëve dhe municioneve luftarake por edhe lëndëve narkotike. Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës, drejtori i policise vendore te Tiranës Elton Alushi dhe Blerim Rama drejtor i operacioneve në policinë e Kosovës gjatë prezantimit të rezultateve të këtij operacioni thanë se që nga muaji shkurt 2024 e deri me datën 10 dhjetor u ndaluan 28 persona, prej të cilëve 10 në Shqipëri dhe 18 në Kosovë me akuzën e importimit dhe eksportimit të paautorizuar të armëve dhe municioneve luftarake dhe lëndëve narkotike.