Një grup kriminal i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge u godit me nga SPAK këtë të mërkurë. 14 masa sigurie u lëshuan nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa 7 prej tyre u ekzekutuan menjëherë. Ndërkohë që tre të tjerë iu komunikuan të pandehurve në burg. Hetimi, i kryer nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi u realizua pas përgjimeve të zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc.