Grupi i hakerave Anonymous i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic që të ndalë provokimet në Veri të Kosovës. Anonymous ka postuar në Tëitter një video, ku edhe ka shkruar se nuk janë grup i vogël dhe i pafuqishëm pafuqishëm për t'u injoruar “Ne jemi një kolektiv i organizuar, globalisht aktiv, i individëve me mendje të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë, nëse nuk ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë”, shkruan Anontmous. Ndërkohë, në videon e postuar thuhet se Presidenti autokrat serb, Aleksandar Vuçiq, një kukull e Vladimir Putinit po përpiqet të destabilizojë rajonin.