Ndërkohë që pothuajse partitë politikë kanë rënë dakord për krijimin e një qeverie të re, e cila mund të udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazoviç, Mali i Zi duket se ka hyrë në një ngërc politik. Grupet ekstremiste pro serbe, i bejne prite Dritan Abazovic. Dhjetra prej tyre, rrethuan kryetarin e URA duke e quajtur tradhetare dhe kerkuan largimin e tij. Ekstremistet jane totalisht kunder nismes se Abazovic dhe disa deputeteve te tjere per krijimin e qeverise se pakicave Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit Zdravdko Krivokapiç ka njoftuar se me shkarkimin e një qeverie, askush nuk mund të vijë në krye të ekzekutivit në Mal të Zi pa zgjedhje parlamentare. Deklarata e Kryeministrisë malazeze vjen pas njoftimit të kreut të Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviç për shkarkimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie pakicash Kryeministria thotë se zgjedhja e një kryeministri të ri pas shkarkimit të atij aktual pa zgjedhje shkel Kushtetutën.