Analisti serb, Dushan Janiç thotë se situata në Serbi po përshkallëzohet në mënyrë të rrezikshme, se Vuçiç po përdor dorën e hekurt ndaj protestuesve, por që mund të rezultojë fatale, jo vetëm për të, por për të gjithë rajonin. “Dy netët e fundit, destabilizimi i sigurisë në Serbi është përshkallëzuar. Në thelb, tani mund të flasim për njëfarë shtypjeje ushtarake, jo vetëm shtypje policore ndaj qytetarëve. Ajo që është me të vërtetë e çuditshme është se forcat e Policisë, prokurorët dhe të tjerët janë në anën e të ashtuquajturve lojalistë, njerëz që mbështesin Vuçiqin dhe qeverinë e tij kundër qytetarëve.