Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në qytetin e Durrësit. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Vendndodhja” u kap dhe u arrestua në lagjen nr. 13, në Durrës Glorildo Halili, 28 vjeç, banues në fshatin Çermë në Lushnje. Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.