Një grua shtatzënë shoqërohet nga shërbimet italiane të emergjencave në një gomone, pasi u shpëtua nga përmbytjet vdekjeprurëse që kanë goditur qytetin verilindor të Lugos. Skuadrat e shpëtimit prej ditësh janë angazhuar në operacione të vështira për të nxjerrë në vend të sigurt të gjithë ata që janë bllokuar nga përmbytjet në rajonin e Emilia Romanias, pasi reshjet e dendura kanë cuar në një katastrofë të vërtetë, me shtëpi të shkatërruara dhe me toka bujqësore të zhytura nën ujë.