Në reagimin e radhës përmes rrjeteve sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sjell një tjetër episod nga dosja e SPAK ndaj tij. Ai i referohet akuzës së ngritur nga prokuroria e posaçme se ka emëruar zëvendësministre Gentiana Sulën, falë miqësisë me bashkëshortin biznesmen të saj, Gentian Sula.