Duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha, si e shkuara e së djathtës, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma refuzoi ftesën e Berishës për t’iu bashkuar komisionit të rithemilimit, e cila erdhi menjëherë pas dorëheqjes së Dumës nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike. Deputetja Grida Duma, gjatë prononcimit për mediat, artikuloi zhvillimin e garës brenda partisë, për zgjedhjen e kryetarit që ka mbështetjen e shumicës.