Ne ditën e 13-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet edhe më shumë. Vetëm pak minuta më parë, dy prej grevistëve Eduart Mita dhe Bledar Dano kanë shfaqur probleme shëndetësore. Ndërsa ekipi shëndetësor ka mbërritur menjëherë pranë Zyrave të Sektorit Hidrokarbur në Marinzë dhe u kanë dhënë ndihmën e parë.