Shtyrja fatale e një 36-vjeçari nga rampa e tragetit të linjës Pire-Kretë në portin më të madh tregtar grek mbrëmjen e të martës, ka tronditur jo pak mbarë opinionin grek dhe ka shkaktuar reagime të shumta. Antonis Karyotis provoi të hipë në target në momentet e fundit dhe mbërriti në platformën e tij, por dy pjesëtarë të ekuipazhit nuk e lejuan dhe e shtynë disa herë, derisa 36-vjeçari ra në det, ku edhe gjeti vdekjen në pak minuta.