Ministri i jashtëm grek Niko Dendias është zotuar për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje detare në jug të Kretës, brenda vitit 2023. Por Turqia e ka paralajmëruar haptazi se kjo lëvizje do të përbënte shkak për luftë dhe mund të conte në konflikt të drejtëpërdrejtë ushtark mes dy vendeve, duke e vënë qeverinë greke në pozicion të vështirë? Si kryeministri Kyriakos Mitsotakis ashtu edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias kanë deklaruar vazhdimisht se qeveria do të merrtë këtë hap në momentin që do t’i shërben interesave kombëtare.