Greqia është shumë e shtrenjtë për grekët, të cilët pavarësisht se vendi i tyre është ndër destinacioent kryesore turistike në botë, po shikojnë për alternative të tjera për pushime verore. Agjencia gjermane e lajmeve RND raporton se një pjesë e grekëve po rezervojnë në Dubai ku cmimet e hoteleve janë më të ulëta se në vendet e tyre Sipas mediave gjermane, me të ardhurat e tyre mujore, familjet grekë nuk i përballojnë dot këtë vit pushimet në pjesën më të madhe të ishujve në në Greqi. Dubai është më i lirë se pothuajse të gjithë ishujt e Egjeut.