Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një cisternë ruse në Detin Egje si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura kundër Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës. Anija ruse, me 19 anëtarë ekuipazhi në bord, të gjithë rusë, u sekuestrua pranë qytetit bregdetar të Karystos në bregun jugor të ishullit Evia. "Ajo është sekuestruar si pjesë e sanksioneve të BE-së", tha një zyrtar i Ministrisë greke të Transportit.