Qeveria greke ka vendosur rritjen e pagës minimale. Vendimi, që hyn në fuqi nga data 1 prilli çon dyshemenë e rrogës në 920 euro bruto. Bëhet fjalë për rritjen e gjashtë radhazi që nga viti 2019, ndërsa vetëm nga viti i kaluar paga bazë shtohet me 40 euro në muaj, ose rreth 4,5 për qind. Kjo rritje nuk prek vetëm punonjësit që paguhen me minimumin, por “tërheq” automatikisht lart edhe një sërë pagesash dhe përfitimesh të lidhura me të. Ndryshojnë, ndër të tjera shtesat për vjetërsinë në punë, të ashtuquajturat “periudha trevjeçare”.