Greqia do të blejë tre fregata nga Franca në kuadër të një partnershipi më të thellë strategjik mes dy vendeve me qëllim që të mbrojnë interesat e përbashkëta në mesdhe. Lajmi u konfirmua nga presidenti francez, Emmanuel Macron të martën. Marrëveshja shënon një hap të parë të guximshëm drejt autonomisë strategjike evropiane – tha macron në ceremoninë e nënshkrimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në pallatin e elizeut.