Ndërsa mjetet ushtarake pa pilot të prodhuara në Turqi kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë botës, Greqia ka dalë po ashtu me një prodhim të vetin duke sfiduar Ankaranë. Sipas shtypit grek, një kompani greke ka prodhuar dronin e parë ushtarak me emrin “Talos”, i cili do të jetë mjeti i parë i këtij lloji I prodhuar në vendin fqinj. Talos ka nisur fluturimet testuese dhe së shpejti pritet të jetë në gatishmëri operacionale.